NIKOLLA VRAZHALLSKI

NIKOLLA VRAZHALLSKI

vrazalskiKa lindur në vitin 1914 në Koçanë. Ka diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Beograd në vitin 1940.

Ishte anëtar i ASNOM-it dhe organizator i KNÇ-së në Koçanë në vitin 1944.

Në vitin 1945 u emërua Prokuror Publik i Qarkut dhe më pas Ndihmës i Prokurorit Publik të Republikës Popullore të Maqedonisë.

Ishte edhe deputet në Kuvendin Kushtetues të Republikës Popullore të Maqedonisë nga rrethi i Koçanës dhe anëtar i Këshillit Kushtetues për përgatitjen e Kushtetutës së Republikës Popullore të Maqedonisë në vitin 1946.

Prokuror Publik i Republikës Popullore të Maqedonisë u emërua më 27.07.1946, ku qëndroi deri më 3.11.1948.

Vdiq në Shkup në vitin 1997.