Ljupço Kocevski u emërua Prokuror Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut më 13.02.2024. Ai ka lindur më 01.08.1960 në Tetovë dhe ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup në vitin 1992. Nga viti 1995 deri në vitin 2008, ai punoi si avokat në Tetovë, ndërsa në shërbimin e prokurorisë është që nga 05.11.2008, kur u zgjodh prokuror publik në Prokurorinë e Lartë Publike të Gostivarit. Gjatë karrierës së tij prokuroriale, Kocevski ishte anëtar i Bordit Drejtues dhe i Komisionit për dhënien e provimit përfundimtar të Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë “Pavel Shatev”, anëtar i Bordit Ekzekutiv të Shoqatës së Prokurorëve Publikë, si dhe anëtar i grupeve të punës për përgatitjen e disa ligjeve. Më 18.01.2022, Këshilli i Prokurorëve Publikë e zgjodhi atë prokuror publik në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në Prokurorinë Publike të Republikës, ai ishte Drejtor i Departamentit për Meta të dhëna dhe Masa për Monitorimin e Komunikimeve dhe Kryetar i Komisionit për Përcaktimin e Përgjegjësisë Disiplinore të një Prokurori Publik në Kryerjen e Zyrës së Prokurorit Publik. Më 16.12.202, Ljupço Kocevski dha dorëheqjen nga posti i Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.