LILJANA SPASOSKA

LILJANA SPASOSKA

Liljana Spasoska e ushtroi funksionin e ushtruesit të detyrës së Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut prej 29.08.2017 deri më 25.12.2017.
Ka lindur në Shkup në vitin 1954, ndërsa arsimin fillor dhe të mesëm e mbaroi po ashtu në Shkup. Ka diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Shkup më 04.01.1977.

Më 01.03.1977 filloi të punojë si praktikante në Prokurorinë e atëhershme Publike të Qarkut – Shkup, ndërsa në vitin 1978 u bë bashkëpunëtore profesionale në të njëjtën prokurori.

Më 01.12.1984 u emërua Zëvendës-Prokurore Publike në Prokurorinë e atëhershme Publike Komunale – Shkup. Këtë funksion e ushtroi deri më 01.04.2003, kur u emërua Zëvendës-Prokurore Publike në Prokurorinë e Lartë Publike – Shkup.

Prokuror Publik në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut u zgjodh më 01.06.2009. Nga dhjetori i vitit 2013 e ushtron funksionin e Zëvendës-Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ka marrë pjesë në konferenca të shumta ndërkombëtare dhe në konsultime profesionale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa për një kohë të caktuar e ka ushtruar edhe funksionin e kryetares së Këshillit drejtues të Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë.

Zonja Spasoska është e martuar, nënë e dy vajzave të rritura dhe gjyshe e dy nipërve/mbesave.