Ka lindur në vitin 1917 në Shtip. Ka diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Beograd në vitin 1940.
Në periudhën 1945/46 ishte Prokuror Publik i Qarkut për Qarkun e Tetovës, e më pas u emërua Prokuror Publik i Qarkut për Qarkun e Shtipit, ndërsa më vonë për Qarkun e Shkupit. Funksionin e Ndihmës-Prokurorit Publik e ka ushtruar në periudhën 1947-1951. Prokuror Publik i Republikës Popullore të Maqedonisë u emërua në vitin 1945.
Më vonë, u emërua sekretar i Gjyqësisë së Maqedonisë (1954), gjyqtar i Gjykatës Supreme të Maqedonisë (1958), gjyqtar i Gjykatës Supreme të Jugosllavisë (1967) dhe gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Jugosllavisë (1971-1979).