KIRIL MILJOVSKI

KIRIL MILJOVSKI

miljovskiKa lindur në vitin 1912 në Resnjë. Ka diplomuar në Fakultetin e Veterinarisë në Zagreb.

Gjatë vitit 1944 Miljovski u bë sekretar Këshillit Nismëtar për thirrjen e ASNOM-it. Ka marrë pjesë në Mbledhjen e Parë të ASNOM-it dhe u zgjodh anëtar i Presidiumit të ASNOM-it.

Prokuror Publik i Republikës Popullore të u emërua më 1.05.1945. Këtë funksion e mbajti deri më 27.07.1946, pas të cilit u zgjodh kryetar i parë i Komisionit të Planifikimit të Maqedonisë dhe anëtar i Qeverisë së Republikës Popullore të Maqedonisë, e më vonë edhe ministër i tregtisë dhe i furnizimit.

Në vitin 1949 u zgjodh profesor i rregullt në Fakultetin e Bujqësisë dhe Pylltarisë dhe rektor i parë i Universitetit të Shkupit, ku qëndroi deri në vitin 1954. Për rektor u rizgjodh edhe dy herë të tjera. Ishte aktiv në Lidhjen e Ekonomistëve të Jugosllavisë, dhe për një mandat ishte kryetar i seksionit shkencor të Lidhjes. Në vitin 1967 u zgjodh anëtar i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë dhe ishte sekretar i Departamentit të Shkencave Shoqërore në ASHAM.

Miljovski shkroi rreth 140 punime me karakter shkencor dhe profesional, të botuara në revista të njohura shkencore.

Ishte ambasador i RSFJ-së në Danimarkë dhe në Bullgari.

Vdiq në Shkup në vitin 1983.