LAZAR MOJSOV

LAZAR MOJSOV


mojsovKa lindur në vitin është 1920 në Negotinë. Ka diplomuar dhe ka doktoruar në Fakultetin e Drejtësisë në Beograd.

Përvoja e tij e pasur e punës i përfshin detyrat e mëposhtme të punës: drejtor i filialit të “Tanjug”-ut për Maqedoninë, sekretari i Presidencës së Pushtetit Popullor, kryeshef i Departamentit për shtyp të Presidencës së Qeverisë Popullore. Në vitin 1945 u emërua Prokuror Kombëtar i Gjykatës së Nderit Kombëtar.

Prokuror Publik i Republikës Popullore të Maqedonisë u emërua në vitin 1948, e më pas u bë Kryetar i Gjykatës Supreme të Maqedonisë, drejtor i NBG “Nova Makedonija”, ambasador i Jugosllavisë në BRSS dhe Mongoli (1958-1961), Austri (1967-1969), në Kombet e Bashkuara, Guajanë dhe Xhamajkë (1969-1974). Ka qenë zëvendës-ministër i punëve të jashtme i Jugosllavisë, drejtor i Institutit të Lëvizjes së Punëtorëve, drejtor dhe kryeredaktor i NBG “Borba”. Mojsovi ishte kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (1977-1978), nga viti 1980-1981 ishte kryetar i i Kryesisë së Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, ministër i punëve të jashtme të RSFJ-së (1982-1984) dhe anëtar i Kryesisë së RSFJ-së (1984-1989), ku prej vitit 1987 deri në vitin 1988 ishte kryetar.

Vdiq në Beograd në vitin 2011, në moshën 90 vjeçare. Është varrosur në Shëtitoren e qytetarëve të nderuar, në Varrezat e reja të qytetit.