MARKO BUNDALEVSKI

MARKO BUNDALEVSKI

bundaleskiKa lindur në vitin është 1936 në f. Galiçnik. Ka diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Shkup në vitin 1963.

Në periudhën 1965-1969 shërbeu si Prokuror Publik Komunal në Prokurorinë Publike Komunale të Shkupit, ndërsa më vonë u emërua Zëvendës-Prokuror Publik i Qarkut në Prokurorinë Publike të Qarkut në Shkup (1970-1984), e më pas u emërua Prokuror Publik i Qarkut në Shkup. Në vitin 1988/89 e ushtroi funksionin e Zëvendës-Prokurorit Publik në Prokurorinë Publike të Republikës Socialiste të Maqedonisë, e më pas u emërua në funksionin e Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilin e ushtroi deri në vitin 1996. Në vitin 1997 u emërua Zëvendës-Prokuror Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ka botuar disa punime shkencore në fushën e të drejtës penale.

Vdiq në Shkup në vitin 2003.