MARKO ZVËRLEVSKI

MARKO ZVËRLEVSKI

МarkoMarko Zvërlevski lindi më 04.12.1960 në Dibër. Shkollimin fillor dhe të mesëm e mbaroi në Shkup. Ka diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë “Justiniani i Parë” në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, e më pas e ka dhënë edhe provimin e jurisprudencës. Ka ndjekur studimet pasdiplomike në fushën e së drejtës civile në Fakultetin e Drejtësisë – “Justiniani i Parë” në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”.

Karrierën e filloi në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (1988-1989), e më pas punoi shkurt si gazetar në Radiotelevizionin e Maqedonisë. Pastaj vazhdoi si praktikant i drejtësisë në Prokurorinë e atëhershme Publike Komunale në Shkup (1989-1991), e më pas si bashkëpunëtor profesional (1991-1998), avokat në fushën e të drejtës penale (1998-2000), Zëvendës-Prokuror Publik në Prokurorinë Themelore Publike – Shkup; (2000-2005). Zvërlevski pothuajse tërë karrierën e tij ia kushtoi punës në prokurori publike. Në dhjetor të vitit 2005, u caktua me detyrë në Njësinë për ndjekjen e autorëve të veprave penale nga fusha e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa pas transformimit të njësisë, u zgjodh Prokuror Publik në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Nga nëntori i vitit 2009 deri në janar të vitit 2013, si Prokuror Themelor Publik e udhëhoqi Prokurorinë Themelore Publike – Shkup. Në janar të vitit 2013 u emërua Prokuror Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, funksion të cilin e ushtroi deri në gusht të vitit 2017.

Marko Zvërlevski është trajnues në Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë, trajnues i licencuar për avancimin e aftësive për udhëheqjen e proceseve gjyqësore pranë Institutit Kombëtar të Gjyqësisë të SHBA-ve (NITA), autor dhe bashkë-autor i disa punimeve shkencore. Prej vitit 2009 deri në shtator të vitit 2015 ishte kryetar i Shoqatës së Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.