PERO KOROBAR

PERO KOROBAR

korobarProkurori i parë publik i Maqedonisë. Ka lindur në vitin 1916 në Veles. Ka diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Beograd në vitin 1939.

Përvoja e tij e gjerë e punës i përfshin detyrat e mëposhtme – Ndihmës i  Administratorit të besuar për punë të brendshme të ASNOM-it, hetues – prokuror gjyqësor ushtarak në Gjykatën e Lartë Ushtarake pranë Shtabit Kryesor të UNÇ-së dhe APM-së, si dhe në Shtabin Suprem të UNÇ-së dhe APJ-së në Beograd.

Më 31.03.1945 është emëruar Kryeprokuror i Maqedonisë, por pas një kohe të shkurtër është zgjedhur Ndihmës i Prokurorit Publik të RPFJ-së.

Në vitin 1947 u emërua kryeshef i Njësisë së Legjislacionit dhe Organizimit të Administratës Shtetërore, e më pas vijnë detyrat e tij të punës në Njësinë Federative për Ndërtimin e Pushtetit, Sekretar i Legjislacionit në Qeverinë e Maqedonisë, deputet në AZT, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë dhe Kryetari i Gjykatës Federative të Jugosllavisë, kryeshef i Njësisë për Punë të Jashtme të Komitetit Qendror të PKM-së, drejtor i Teatrit Kombëtar të Maqedonisë, anëtar i Komisionit për Revizion i Komitetit Qendror të PKM-së, anëtar i Këshillit Kulturor-Arsimor të Jugosllavisë dhe nënkryetar i Këshillit Kulturor-Arsimor të Jugosllavisë dhe nënkryetar i bashkësisë kulturore-arsimore të Maqedonisë, anëtar i Këshillit Kryesor të Lidhjes Socialiste, anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Luftëtarëve të LNÇ-së të Maqedonisë dhe anëtar i Këshillit të Republikës së Maqedonisë. Vdiq në Shkup në vitin 2004.